Katër të vdekur nga zjarri në Tivar të Malit të Zi, mes tyre 3 fëmijë të mitur
Dëmet e shkaktuara në lagjen e banuar me romë që u përfshi nga zjarri në Tivar në Malit të Zi
Katër persona mes tyre tret ë mitur humbën jetën nga zjarri që shpërtheu mëngjesin e 15 shkurtit në një vendbanim në një lagje të banuar me romë në Tivar, në Mal të Zi.
Zjarri, që shpërtheu rreth orës 04:00, përfshiu disa objekte dhe më pas u njoftua zjarrfikësja.
Prokurorja Mirjana TankosiԷ Vuçiniç për Radion Evropa e Lirë, katër trupat e pajetë u gjetën në vendngjarje.
"Kemi gjetur katër baraka të djegura dhe katër trupa të djegur në to. Shkaku i zjarrit do të dihet pas vlerësimit të ekspertëve”, tha ajo.
Zjarri përfshiu një lagje të improvizuar ku jetojnë kryesisht romë. Këshilli i Romëve në Mal të Zi tha se kjo tragjedi tregon se sa është e nevojshme shpërngulja e familjeve rome nga lagje të tilla.
“Fakti që shumë familje detyrohen të jetojnë në baraka të parafabrikuara, pa kushte dhe siguri adekuate, është një problem serioz social. Pa mbështetjen dhe masat e duhura mbrojtëse, këto familje janë të ekspozuara ndaj një rreziku më të madh të aksidenteve siç është ky zjarr”, tha këshilli.
Këshilli i Romëve u bëri thirrje autoriteteve shtetërore që të përmirësojnë kushtet e banimit për popullatën rome në Tivar dhe në mbarë Malin e Zi.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3904
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pogradec/ Shkrumbohet makina e ish-oficerit të krimeve, digjen pjesërisht dhe dy mjete afër tij! Dëshmon se nuk ka konflikte, ja për çfarë dyshohet
23 Dhjetor, 13:13
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
22 Dhjetor, 08:07
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
21 Dhjetor, 22:33
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor, 08:39
-
VIDEO/ Merr flakë banesa në katin e parë të një pallati në Sarandë, fqinjët shpëtojnë të moshuarën që jetonte aty
15 Dhjetor, 16:46
-
Integrimi në BE/ Kroacia bllokon kapitullin 4 për Malin e Zi, kërkon zgjidhjen e pronësisë së anijes 'Jadran'
14 Dhjetor, 09:50
-
Lushnjë/ Shkrumbohet dyqani në fshatin Delisufaj, shkak shkëndija elektrike
13 Dhjetor, 13:43
-
Fotot/ Ministri shqiptar në qeverinë Malazeze, Marash Dukaj, merr çmimin e madh “Grand Albanian Excellence” në Tiranë
12 Dhjetor, 10:08
-
Zjarri përfshin një banesë në Korçë, shkak dyshohet shkëndija elektrike, flasin banorët: U frikësuam se u bë gjithë tym, një grua përfundoi në spital, u asfiksua nga tymi
11 Dhjetor, 19:21
-
Drejtoria e Arkivave marrëveshje bashkëpunimi me Malin e Zi, Bido: Synojmë të arrijmë standardet ndërkombëtare
6 Dhjetor, 14:28
-
Hapet traseja e rrugës së re Shirokë-Zogaj, shkon deri në pikën kufitare me Malin e Zi (VIDEO)
4 Dhjetor, 16:55
-
Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta
4 Dhjetor, 15:20