Katër vite burg vrasësit
të tregtarit Petrit Kurti

Katër vite burg vrasësit<br />të tregtarit Petrit Kurti
TIRANE- Jashar Meta, personi që u arrestua nga policia e Tiranës për vrasjen e tregtarit të Yzberishtit Petrir Kurti, është dënuar nga gjykata me 4 vjet burg. Vendimi është marrë një javë më parë vetëm për akuzat e “Kanosjes” dhe “Prodhimit e mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”. Ndërkohë për sa i përket akuzës së ngritur nga prokuroria e Tiranës të “Vjedhjes me pasojë vrasjen” e biznesmenit Petrit Kurti dosja është veçuar duke vijuar gjykimi me një trup tjetër gjykues.

Jashar Meta, mësohet se këtë akuzë nuk e ka pranuar dhe për pasojë ka kërkuar ndarjen e çështjes. Sipas kërkesës së prokurorisë së Tiranës, Meta kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu dhe kishte shkuar në zonën ku ushtronte aktivitet tregtar shtetasi Petrit Kurti. Ky i fundit ka qënë në prani të gruas së tij, kur është sulmuar me armë nga Jashar Meta, i cili i ka kërkuar që burrë e grua të mos bënin asnjë lëvizje dhe të jepnin lekët. Mirëpo Kurti, ka reaguar duke bërë që Jashar Meta ta qëllojë dy herë me pistoletë.

Gruaja e denoncoi
Gjatë gjykimit rezultoi se më datë 6 tetor 2012, shtetasja Afërdita  Meta, bashkëshortja e të pandehurit Jashar Meta, ka njoftuar në komisariatin e Policisë nr.3, ku ka pohuar ndër të tjera se rreth orës 04:30 ka shkuar në shtëpi bashkëshorti i saj Jashar Meta, së bashku me të dashurën e tij, deklaruesen Anxhela Xhambazi dhe i ka kërkuar kallzueses lekë. E dëmtuara pohon se nuk i ka dhënë lekë dhe i ka thënë të pandehurit se do të lajmëronte policinë. Pas kësaj i pandehuri është futur në banesë së bashku me të dashurën dhe në brez i pandehuri mbante një pistoletë. E dëmtuara Afërdita Meta thotë se është trembur dhe ka dalë jashtë nga shtëpia dhe atë natë ka fjetur tek komshia e saj. Pastaj rreth orës 24:00 ka njoftuar per ngjarjen  policinë në telefon.

Gjetja e armës
Punonjësit e policisë kanë shkuar menjëhere në banesën e të demtuarës, e cila i ka treguar për armën pistoletë që mbante pa lejë i pandehuri,  tip TT nr.14053085 -66-1967, me pesë fishekë. Arma së bashku me fishekët është sekuestruar nga policia me cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu nga policia, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë është sekuestruar edhe një dorezë metalike, pasaporta biometrike e të pandehurit Jashar Meta dhe dy aparate telefoni të tij. Nga kryerja e aktitit të ekspertimit balistik të armës, rezultoi se pistoleta tip “TT” ishte përdorur dhe në vrasjen e biznesmenit të Yzberishtit Petrit Kurti. Për këtë vrasje tashmë Jashar Meta do gjykohet në një proces tjetër, ku kryetar i trupit gjykues është zgjedhur gjyqtari Kreshnik Omari.

Shkrimi u publikua sot (20.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend