Katër vogëlushë erdhën në jetë në Tiranë në ditën më të veçantë të vitit

Katër vogëlushë erdhën në jetë në Tiranë në ditën më të veçantë të vitit

TIRANË- Katër vogëlushë kanë ardhur sot në jetë në ditën më të veçantë të vitit, 29 shkurt, datë që vjen vetëm një herë në katër vite.

Vogëlushët, Ali, Katalea, Soni dhe Joel, të porsalindur në maternitetet “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” gëzojnë shëndet të plotë.

Lajmin për ardhjen në jetë të fëmijëve, e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Vogëlushët e porsalindur në Maternitetet “Mbretëresha Geraldinë dhe “Koço Gliozheni”, si dhe nënat e tyre, gëzojnë shëndet të plotë falë përkujdesjes profesionale dhe me përkushtim të stafit të mjekëve dhe infermierëve dhe ne i mirëpresim me dhuratën e “Bonusit të Bebes”,  mbështetja direkte financiare për familjet që jetojnë dhe kontribuojnë në vendin tonë. Gjatë dy muajve të parë të këtij viti, vetëm në këto dy maternitete, kanë ardhur në jetë 1490 fëmijë”- shkruan ajo ndër të tjera.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë e mbrojtjes, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet hibride dhe kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë e mbrojtjes, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet hibride dhe kibernetike