“Për herë të parë që nga rënia e regjimit të Hoxhës,  minoriteti grek në Shqipëri rrezikon të mbetet pa përfaqësim parlamentar në 4 vitet e ardhshme dhe e ardhmja duket e paqartë” është kjo ajo cka raporton e përditshmja Kathimerini.

Kujtojmë se PBDNj e kryesuar nga Vangjel Duke ka kaluar tashmë në krahun opozitar.

Shkrimi arsyeton se tashmë shanset për të patur një përfaqsim në paralament gjatë zgjedhjeve të 18 qershorit po shuhen.

Shkrimi citon se vetëm një nga dy partitë minoritare  MEGA shkon në zgjedhje , kurse PBDNJ i është bashkuar opozitës pas koalicionit me Ramën.

Dhe kjo sipas Kathimerini do të conte në fundin e organizatës së minoritarëve grekë Omonia

Shkrimi përmend edhe dy deputetët Andrea Marto me PD e Vangjel Tavo me LSI po që sipas gazetës do të ecin me vijën e partive të tyre.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com