Sipas mediave të huaja Holmes është shprehur se dëshiron të adoptojë një vajzë të vogël në mënyrë që ti dhurojë një motër Surit.
“Suri vazhdimisht thotë se dëshiron një motër. Madje ajo lutet çdo mbrëmje për të, aq sa e ka prekur shumë Katien.
Për këtë arsye ajo është e vendosur të shtojë numrin e anëtarëve të familjes në vitin e ardhshëm”, -është shprehur një burim i afërt me aktoren.
Mësohet se Katie ka kontaktuar me një agjenci adoptimi duke dashur të birësojë një vajzë të vogël 2-vjeçare.
(xh.k/shqiptarja.com)
