Katie Holmes, fiton kujdestarinë ndaj Surit

Katie Holmes, fiton kujdestarinë ndaj Surit
Katie Holmes ndihet shumë e kënaqur me rezultatin e marrëveshjes së divorcit me Tom Cruise. Burime të afërta me aktoren i kanë thënë revistës Us Weekly se aktorja është e lumtur pasi arriti marrëveshjen, e cila e bën atë kujdestare të plotë të vajzës së tyre, Suri. “Ajo fitoi dhe është e lumtur. Shumë e lumtur. Ajo mund të vazhdojë më tej dhe përfundimisht të jetojë jetën e saj”. “Ajo e ka bërë këtë vetëm për vajzën e saj. Kjo është gjithçka për të cilën ajo kujdeset. Katie e ka zgjidhur këtë në mënyrë brilante”.“Ajo e ka rikthyer edhe karrierën edhe vajzën e saj. Ajo do të jetë një yll i madh tani... E gjithë kjo është luajtur aq mirë. Katie është shumë e lumtur me gjithë rezultatin”, ka thënë burimi.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën