U bë një vit nga ndarja e aktores Katie Holmes me të famshmin Tom Cruise, por ajo ende nuk ndihet gati për të krijuar një lidhje të re.

Këtë ka bërë të ditur një producent, i cili ka punuar me të.

“Ajo nuk ka nevojë për këtë gjë tani. Ajo është e zhgënjyer nga gjërat romantike. Ajo është e fokusuar tek vajza e saj Suri”, ka thënë producenti për revistën “People”.

katie holmes

Pavarësisht se Holmes së fundmi është përfolur për një lidhje me aktorin Luke Kirby, i cili është bashkëprotagonsit me të në filmin “Mania Days” duket se këto janë thjesht thashetheme.

Katie dhe Luke janë parë duke shpenzuar kohë së bashku edhe jashtë xhirimeve.

katie holmes

Ata kanë skena të nxehta, ku shfaqen mjaft të afërt në film.

(b.t/shqiptarja.com)