Katie Price e shokuar, partneri
e tradhton me miken e ngushtë

Katie Price e shokuar, partneri<br />e tradhton me miken e ngushtë
Ka qenë një javë dramatike për modelen Katie Price, pasi ajo ka zbuluar se partneri i saj Kieran Hayler e ka tradhtuar atë me miken e saj më të ngushtë.

Ka vetëm disa ditë që Katie bëri të ditur se pret fëmijën e dytë me Kieran, të cilit i zbuloi disa mesazhe të mikes së saj Jane në telefon.

Katie ka thënë se ajo kishte dyshuar në miqësinë e Kieran me miken e saj teksa i ka parë duke u përqafuar plot pasion gjatë pushimeve të tyre të përbashkëta në Cape Verde të Afrikës së Jugut.

katie price
(Katie duke u martuar me Kieran, ndërkohë që mikja e ngushtë ndodhet në krah të saj)

Por e gjithë historia ishte mbyllur pasi të dy kanë mohuar atë që kishte ndodhur, duke thënë se kishin qenë të dehur.

Por gjithçka është vërtetuar kur Katie ka lexuar një mesazh në adresën e Kieran nga Jane.

“Mezi po pres të të shikoj”, shkruhej në mesazh.

Sipas “The Sun” Katie kishte dyshuar më parë se partneri i saj e tradhtonte por nuk i kishte shkruar kurrë në mendje se do ta bënte këtë gjë me miken e saj të ngushtë.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për ndërtim të paligjshëm, biznesmeni nga Saranda kërkon lirinë nga arratia, i refuzohet pas 7 seancash

Në kërkim për ndërtim të paligjshëm, biznesmeni nga Saranda kërkon lirinë nga arratia, i refuzohet pas 7 seancash