Këngëtarja Katy Perry në një intervistë për revistën “Elle Uk” ka thënë se ajo ka kontaktuar Kristen pasi Perry është parë së bashku me Robert Pattinson.

Më tej Perry ka thënë se ajo është përpjekur të jetë vetëm një mike e mirë me aktorin Pattinson pas ndarjes nga Stewart.

katy perry

Dyshimet se mund të ketë diçka më tepër se miqësi mes yllit të muzikës dhe Robert lindën pasi ata janë parë në disa vende të ndryshme pranë njëri-tjetrit, pas ndarjes së këtij të fundit nga aktorja.

Kjo gjë sigurisht nuk i ka pëlqyer Stewart, e cila ka pasur një miqësi mjaft të ngushtë me Katy Perry-n dhe kjo i është dukur një tradhti.

katy perry

Ndërkohë që Perry asnjëherë nuk ka qenë dakord me tradhtinë që Kristen i bëri Pattinson me regjisorin Rupert Sanders.

Gjatë  intervistës Perry tha që i kishte shkruar këtë mesazh aktores Stewart: “E di që ti i ke parë të gjitha ato që kanë ndodhur por unë kurrë nuk jam treguar e pare spektueshme ndaj teje. Unë nuk jam ai lloj njeriu. Thjesht po përpiqem të jem një mike e tij”.

katy perry

(b.t/shqiptarja.com)