Këngëtarja Katy Perry është rritur në një familje më parime fetare, të cilat dënojnë martesat e homoseksualëve. Megjithatë me kalimin e kohës duket se Perry ka ndërruar mendim sa i pëket kësaj çështje. “Unë erdha nga një mentalitet tjetër dhe tani mendja ime ka ndryshuar. Pikëpamja ime për këto gjëra është se duhet të ketë barazi për femrat dhe zgjedhje e lirë për të dashuruar”,është shprehur këngëtarja. Ajo është shprehur mjaft e lumtur nga që presidenti i Amerikës Obama ka përkrahur martesat e homoseksuale në SHBA.

(xh.k/shqiptarja.com)