Këngëtarët dhe artistët pro Presidentit Barack Obama janë duke vazhduar fushatën e tyre për ta ndihmuar dhe shtuar numrin e votave për të.
Një ndër to është edhe këngëtarja e njohur Katy Perry.
Ajo e ka nisur koncertin e saj në Las Vegas, Nevada e veshur me një fustan që të ngjante me një fletë votimi.
Perry i bëri thirrje votuesve të rinj të votojnë për presidentin Obama.
"Sa prej jush këtu janë 18 vjeç? Kjo është hera parë për ju apo jo, atëhëre le të votojmë nesër."
Këngëtarja i bëri thirrje të gjithëve të votojnë së bashku me të, pasi në të kundërt ajo tha se do ti shoqëronte vetë ajo drejt kutive të votimit, sepse sipas saj të gjithë duhet të mbështesim presidentin Obama.
Këto janë dhe ditët e fundit të fushatës elektorale të Presidentit Barack Obama dhe kandidatit Mitt Romney, për presidencialet që do të mbahen më datë 6 nëntor në SHBA.
(xh.k/ed.ka/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com