E suksesshme në muzikë dhe dashuri, por duket se Katy Perry ka vendosur të vazhdojë edhe biznesin me emrin e saj. Fituesja American Music Awards aështë shfaqur me një imazh të ri në publik pikërisht në ditën që ka reklamuar parfumin që mban edhe emrin e saj, i dyti që ajo hedh në treg brenda një kohe të shkurtër. Parfumi quhet Meow! Bjonde, me flokë të shkurtër, një trëndafil në vesh dhe një fustan të viteve ‘60, Katy u shfaq hipur mbi një autobus dykatësh dekoruar me aksesorët e Krishtlindjeve. “Quhet Meow! është parfumi im i dytë dhe e kam krijuar gjatë turneut tim California Dreams. Mezi po pres që njerëzit të provojnë anën intriguese dhe argëtuese të tij. Është si një karamele fantastike, që në momentin që e hedh! Jam shumë e kënaqur që gjatë këtij turneu përveç shuëm duarttrokijesh mora edhe një tjetër kënaqësi, atë të frymëzimit për një parfum të ri”-ka thënë këngëtarja.
/Shqiptarja.com








