Katy Perry shpreson për “pajtimin” me Brand

Këngëtarja Katy Perry pritet të ketë një takim Russell Brabnd në lidhje me vendimin që do të marrin për fatin e martesës së tyre. Sipas Mirror, burime të afërta me Katy Perry kanë theksuar se ajo nuk është ende gati të heqë dorë nga martesa e saj. Mësohet se Brand fluturoi për në Los Angeles ku pritet të ndjekë Golden Globe, por edhe të bisedojë për detaje të tjera se cili do të jetë fati i mar tesës së tij. “Ai ka rënë dakord të takohen dhe dëshiron të sqarojë disa gjëra deri në finalizmin e divorcit. Edhe pse ai u larguar nga shtëpia ku ata jetonin, duket se ende ka një mundësi të fundit”-sqaroi burimi. Pritet që çifti të takohet në hotel Hills Beverley ku edhe Perry po qëndron me prindërit e saj, ndërsa flitet se ata kanë shkëmbyer mesazhe mes tyre ndoshta për të gjetur një rrugë që eviton divorcin.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit