KAVAJE-Qëllon për vdekje djalin e vëllait të tij pas konfliktit për motive pronësie. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Cet i komunës Helmës në Kavajë. Shtetasi Isa Derdaj ka qëlluar me pushkë model 53, nipin e vet, djalin e vëllait, 38 vjecarin Behexhed Derdaj, duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së autorit të kësaj ngjarje dhe shkak i konfliktit mes tyre ka qenë një cështje prone.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit, pushkën model 53, një krëhër me 16 fishekë, kalibri 7.62 mm, si dhe dy gëzhoja. Vrasje me dashje dhe armbëmbajtje pa leje janë akuzat që rëndojnë ndaj 64 vjecarit Isa Derdaj.
/Shqiptarja.com