KAVAJE- Një 28-vjeçar është arrestuar në Kavajë ditën e sotme pasi akuzohet për vjedhjen e disa banesave. Fatos Hamati, 28 vjeç, u kap në flagrancë duke vjedhur disa banesa. Sipas policisë së Kavajës, Hamati njihet si person me rrezikshmëri të lartë, dhe me precendent të rëndë penal.
28-vjeçari, Fatos Hamiti, akuzohet për vjedhjen e 5 banesave, ndërsa sipas policisë ka shlyer një dënim prej 12 vitesh burg, për një vrasje të kryer në vitin 2004.
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com