Kavajë-Policia ka arrestuar shoferin që aksidentoi me makinë për vdekje sot paradite 3-vjeçarin.
 
Altin Lengo 42 vjeç është vendosur në pranga nga blutë e Kavajës disa orë pas aksidentit që shkaktoi paraditen e sotme rreth orës 10:00.
 
Sipas policisë, Altin Lengo unazën e Kavajës në vendin e quajtur “Reparti Ushtarak”,  ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Daimler Crysler”, dhe ka aksidentuar K. SH, 3 vjeç, banues në Kavajë, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak ku dhe ka ndërruar jetë.
 
Policia ka nisur hetimet për rrethanat e aksidentit që sollën vdekjen e 3-vjeçarit.




dy.b/shqiptarja.com