Gjatë patrullimit të vijës Bregdetare të detit Adriatik një ditë më parë, rreth 4.9 milje detare në afërsi të vendit të njohur si Kepi i Selitës nga anija e patrullimit të Policisë së Shtetit, janë konstatuar mbi sipërfaqen e ujit pesë pako në të mbështjella me natriban.

Në brendësi të këtyre pakove janë gjendur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 152.7 kg, me lëndë të dyshuar narkotille e llojt Cannabis Sattiva, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Po punohet për identifikimin dhe kapje e autorëve.

Materialet i'u referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, per veprën penale të "Trafikimi i narkotikeve", parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com