Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar këtë të enjte se ende nuk është zgjedhur kandidati për zgjedhjet vendore në Kavajë, pavarësisht se në media është raportuar emri i Silvana Dajës, bashkëshortja e ish-kryetarit të PS në Kavajë, Artur Daja.

Rama tha për "Opinion" se nuk e kemi vendosur se cili do jetë kandidati për Kavajën, por kemi kërkuar kandidatura nga Partia Socialiste e Kavajës dhe do t’a vendosim ditën e dielë.

Ai theksoi se kandidati do të zgjidhet nga Partia Socialiste, pasi Kavaja është një bashki që propozimin e ka PS-ja dhe ajo do ta zgjedhë.

Z.Kryeministër pse e vendoset kandidatin e Kavajës, pa u konsultuar me LSI-në?
Kryeministri: Se kemi vendosur kandidatin e Kavajës, kemi kërkuar kandidaturat nga Partia Socialiste e Kavajës dhe do t’a vendosim ditën e diel.

Kjo do të thotë se LSI-ja aludon në qëndrimin e saj?
Kryeministri: Më bëtë një pyetje dhe dhashë një përgjigje dhe ndërkohë normalisht siç funksionon marrëveshja e koalicionit, duke qenë se Kavaja është një bashki që propozimin e ka Partia Socialiste, ajo do bëjë propozimin.
Unë nuk i vë re këto përplasje që shihni ju.
Më duken gjëra të një dore të dytë, për të mos thënë të një dore të tretë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com