Një 5-vjeçar ka mbetur i vdekur këtë të mërkurë si pasojë e një aksidenti, në afërsi të ish-repartit Ushtarak, Kavajë.

5-vjeçari është përplasur nga një automjet tip ‘’Mercedes Benz’’, që drejtohet nga një person me inicialet A.L.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com