KAVAJE-Ministri i Financave Arben Ahmetaj ndodhej sot në Kavajë, për të uruar rreth 45 të moshuar të Shtëpisë së të Moshuarve me rastin e festave të fundvitit.
Aktiviteti u organizua në kuadër të nismës së qeverisë ‘FestatDuanDashuri’, nismë që ka angazhuar Ministra, deputetë, Kryetarët e Bashkive dhe personalitete të fushave të tjera, për të ndarë pak kohë dhe vëmendje me njerëzit që kanë më shumë nevojë për përkujdesje.
“Në këtë prag festash, është një rast i mirë që secili të kalojë pak kohë në vende, në vatra, në shtëpi si këto që afrojnë mbështetje dhe ngrohtësi për njerëz në nevojë të moshës së tretë, dhe dua që me shumë modesti t’ju them që megjithë vështirësitë ekonomike që ka kaluar vendi në dy-tre vitet e fundit, asnjëherë nuk kemi harruar të tregojmë vëmendje dhe kujdesje për moshën e tretë” – tha Ahmetaj.
Ministri foli edhe për Paketën e solidaritetit që u avancua nga qeveria pak ditë më parë.
“Vetëm përpara 10 ditësh ne ndamë me ju atë që e quajtëm “Paketa e solidaritetit” për pensionistët, personat me aftësi të kufizuara, familjet me ndihmë ekonomike dhe të tjerë në nevojë, në formën e një shpërblimi modest por shumë të përzemërt dhe kuptimplotë. Besoj që shumëkush nga ju e ka marrë dhe sigurisht që edhe rritja e pensionit për vitin tjetër është gjithashtu shprehje e vëmendjes së madhe nga ana e qeverisë.
Sigurisht që ne kemi bërë dhe do vazhdojmë të bëjmë shumë reforma, por njerëzit që na kanë mbështetur do duhet ta shohin shpërblimin e reformave dhe qytetarët në nevojë, njerëzit në nevojë, mosha e tretë do duhet të ketë vëmendje të përditshme, në respekt të asaj që keni bërë për vendin dhe sigurisht për ne. Dhe ne, në vëmendje të asaj që do duhet të bëjmë për Shqipërinë e gjeneratës tjetër. ” – përfundoi Ahmetaj.
[gallery]20328[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.1%
-
Jo
19%
-
Ndoshta
11.8%
Vota total: 2378
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës
24 Korrik, 00:21
-
Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së
23 Korrik, 23:15
-
‘TIMS’/ Miratohet vetëm raporti i mazhorancës, u lexua nga Toni Gogu, PS nuk e shpërndan për mediat! Ende nuk është gati
23 Korrik, 23:12
-
Arben Meçe: ‘Gjiri Lalzit’ ka pronarë faktik Berishën dhe Metën, jo firmën Lura
23 Korrik, 22:49
-
Ylli i Francës i jep fund beqarisë në Sarandë, fejohet me modelen nga Kosova
23 Korrik, 22:44
-
Divorci i bujshëm i sheikut, pasi e tradhtoi ai do t’i paguajë 3 mld dollarë ish- gruas
23 Korrik, 22:42
-
Përdhunuan në grup 23-vjeçaren shqiptare, Apeli lë në burg Robinhon! Ish-futbollisti pas hekurave në Brazil
23 Korrik, 22:34
-
Spahiu: 'Kapja e shtetit', Meta ndërtoi rrugë dhe ura për të shkuar tek vila e tij
23 Korrik, 22:30
-
U 'ringjall' sërish në Kupën e Amerikës, James Rodriguez dëshiron të kthehet në Evropë! Dikur vlente 80 milionë euro, sot vetëm 5
23 Korrik, 22:30
-
94 emigrantë viktima në Cutro, prokurorët italian: Tragjedia mund të shmangej! Ekipi la të gjallë në det
23 Korrik, 22:29
-
Hetimi pasuror ndaj familjes Berisha, Doçi: Është shtrirë edhe në Gjermani, transfertë 300 mijë euro e dyshimtë! Po zhvendosin pasurinë
23 Korrik, 22:28
-
Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501
23 Korrik, 22:16