KAVAJË – Në prangat e policisë së qytetit të Kavajës kanë rënë dy persona të cilët dyshohet se po tentonin të shisnin disa euro të cilat mendohen se janë false.

Sipas policisë Roland Aruçi, 23 vjeç dhe Fatjon Elezi, 30 vjeç të dy nga fshati Larushkë i Fushë-Krujës janë arrestuar ditën e sotme pas një pune të mirëorganizuar nga seksioni për krimin ekonomik financiar në komisariatin e Kavajës duke finalizuar edhe operacionin e koduar “Euro”.

Bëhet e ditur se të dy këta persona janë kapur në flagrancë në momentin e shkëmbimit të një sasie kartëmonedhash 20 euro të dyshuara si të falsifikuara.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)