TIRANE- Një argjendari është grabitur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Kavajës. Nga të dhënat e para të policisë mësohet se grabitësi i maskuar ka hyrë me armë zjarri tip automatik brenda në argjendari dhe pasi kërcënoi shitësin ka marrë një pjesë të bizhuterive që ndodheshin në dyqan.

GRABITJA

Nga dëshmia e parë që ky i fundit ka dhënë në polici mësohet se rreth orës 07: 30 minuta një makinë është ndalur në afërsi të dyqanit, dhe nga ajo ka dalë personi me maskë dhe i armatosur me automatik. Pasi ka hyrë në dyqan, ka marrë bizhuteritë nën kërcënimin e armës dhe më pas është larguar me atë makinë në drejtim të paditur. Policia thotë se grabitja mund të ketë ndodhur në momentin kur është hapur argjendaria.

HETIMET
Policia dyshon se grabitësi mund të ketë bashkëpunuar me një person tjetër, i cili ka qenë në makinë me të cilën janë larguar. Policia nis hetimet për të zbardhur autorët e grabitjes së argjendarisë në pronësi të Pellumb Hylviut. Dyshohet se autori mund të mos jetë vendas por nga qytete të tjera.
(sg/shqiptarja.com)