KAVAJË-Një 12 vjeçar është shoqëruar në polici, pasi lëvizte me pistoletë me vete në Kavajë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, e kanë kapur 12 vjeçarin me banim në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, me armë zjarri pistoletë dhe me një krehër me fishekë luftarak.

Policia ka shoqëruar dhe proceduar penalisht babain e 12 vjeçarit, personin me inicialet B.A, 35 vjeç,  për veprën penale keqtrajtimi i të miturve.

‘Po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë për të gjetur se ku e ka marrë armën e zjarrit 12 vjeçari dhe për të dokumentuar edhe ngjarje te tjera ku dyshohet i mituri dhe babai i tij’, njoftoi sot policia.

12 vjeçari për shkak të moshës është lënë i lirë ndërsa arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.