Kavajë/ Organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohet për ekstradim 43-vjeçari i dënuar me 7 vite burg në Torino (EMRI+VIDEO)

Kavajë- Policia e Kavajës njoftoi sot (25 shkurt) se ka finalizuar operacionin e koduar “Seven”, për kapjen e një 43-vjeçari të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllime ekstradimi drejt Italisë.   

I prangosuri është Ervin Balliu, i cili rezulton i dënuar nga autoritetet italiane me 7 vjet burgim, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

“Si rezultat i kontrolleve të kryera, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seven”. Gjatë këtij operacioni, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin shtetasi Ervin Balliu, 43 vjeç, banues në fshatin Gosë, Rrogozhinë”, njoftoi policia.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, me vendimin e datës 6 qershor 2023, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprat penale "organizata kriminale” dhe “trafikimi i narkotikëve", sipas Kodit Penal të Italisë.  

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Begaj pret me ceremoni zyrtare homologun sllovak Pellegrini, hera e parë që një president nga Sllovakia zhvillon vizitë në Shqipëri

Begaj pret me ceremoni zyrtare homologun sllovak Pellegrini, hera e parë që një president nga Sllovakia zhvillon vizitë në Shqipëri