Kavajë, qëllon me armë shokun
pas debatit të çastit në kafene

Kavajë, qëllon me armë shokun<br />pas debatit të çastit në kafene
Një person ka mbetur i plagosur në Golem të Kavajës pas një sherri të çastit pranë një kompleksi privat pranë plazhit.

Sipas të dhënave të policisë, dy shokët kanë qenë duke pirë kafe, por pas një debati të çastit Lajdent Kadilli 23-vjeç e ka qëlluar Aldi Çelçima dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e ka shpallur në kërkim atë, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Durrësit.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen ndërsa i plagosuri është nisur në spitalin rajonal të qytetit të Durrësit ku edhe ka marrë mjekimin e parë.

Sipas burimeve të Policisë, pas një sherri për shkaqe ende të panjohura shtetasi i identifikuar me inicialet e emrit Aldi Çelçima është qëlluar me armë zjarri. Ai mori një plagë në trup, ndërsa menjëherë u dërgua në spital. Policia tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit me armë.

Ja njoftimi i policisë Kavaje 
Më datë 19.06.2016, rreth orës 10:35, në afërsi të një kompleksi në Golem, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. Ç., 24 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin rajonal Durrës. 
Nga hetimet paraprake është bërë i mundur identifikimin i autorit të dyshuar shtetasin,
Lajden Kadilli, 23 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij. 
Këta dy shtetas kanë qënë në shoqërinë e njëri - tjetrit në një bar kafe aty pranë dhe më pas kanë filluar të konfliktohen, ku Ledjan Kadilli ka nxjerr pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të A. Ç. 
Vazhdon puna për sqarimin e plotë të rrethanave.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda