Kavajë, Rama: Saliu dhe Kaçi
dy punistë, unë ju sjell Paridin

Kavajë, Rama: Saliu dhe Kaçi<br />dy punistë, unë ju sjell Paridin
KAVAJË - Partia Socialiste ka zhvilluar një miting elektoral në Kavajë. I pranishëm dhe kreu i PS, Edi Rama. Por edhe Pandeli Majko, kandidati për deputet në Kavajë; Parid Cara, si dhe kryebashkiaku i qytetit, Elvis Roshi. Rama ka sulmuar kandidaturën e Kastriot Islamit: “Sekretari i Partisë së Punës është bashkuar me punistin, Kastriot Islami. Gjërat po shkojnë në vendin e tyre. Ata të së shkuarës janë së bashku”. Por ka theksuar se "do bëjë për Kavajën atë që nuk është bërë në 20 vjet".

RAMA: SALIU DHE ISLAMI, DY PUNISTË BASHKË
“Sekretari i Partisë së Punës është bashkuar me punistin, Kastriot Islami. Gjërat po shkojnë në vendin e tyre. Ata të së shkuarës janë së bashku dhe ne të së ardhmes jemi së bashku”, tha Rama. "Saliu vjen me Kaçin e u thotë: “Përpara!”. Është t’i biesh nga mbrapa e të mos ta gjesh kurrë rrugën.  Unë vij me me Parid Carën dhe së bashku është ora t’i japim Shqipërisë mundësinë të rilindë", tha Rama. Sipas Ramës, mes Elvis Roshit dhe Sali Berishës demokratët e kanë të lehtë të zgjedhin. Edhe mes Kastriot Islamit dhe Parid Carës kavajasit e kanë të lehtë të zgjedhin. "Zgjidhni Parid Carën për vlerat dhe parimet, për të cilat Kavaja doli në shesh në vitin 1990”, bëri thirrje Rama, duke shtuar se "Saliu vinte në Kavajë dhe ju thoshte, të mos votonit  Edvinin e vogël. Por tani Kavaja do votojë Edvinin e madh".

RAMA: DEMOKRATËT TË MARRIN SHEMBULL NGA KAVAJA
"Kavaja është vendi ku gjithë Shqipëria bën zgjedhjen e saj. Gjithë demokratët e Shqipërisë të shohin demokratët e ndershëm të Kavajës", ka propozuar Rama.
Më pas ai ka kërkuar t’i jepet fund mllefit, e të kthehemi te një Shqipëri e punës së ndershme, të njerëzve të zakonshëm. Rama e ka mbyllur mitingun me: "Rrofshin gjithë demokratët e Kavajës! Rrofshin socialistët dhe progresitët e Kavajës! Rrofshin kavajësit pa dallime bindjesh politike dhe përkatësish partiake! Respekt për Elvis Roshin, për Parid Carën, Gent Dajën dhe gjithë çunat e mrekullueshme, që gratë dhe vajzat që po transfmomojnë PS në Kavajë me fuqinë e shpresës për gjithë qytetarët e Kavajës", mbylli fjalën e tij në Kavajë, Edi Rama.

ROSHI: BERISHA, PREMTIME BOSHE NË KAVAJË
"Ka premtuar ujë dhe infrastrukturë në Kavajë. Premtimet boshe të Sali Berishës. Bashkia ka dy vjet që punon me drejtësinë më të madhe, që gjelbëron, që asfalton rrugët", u shpreh kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi.

CARA: KAVAJA, DALLANDYSHE E NDRYSHIMEVE
"Kavaja është dallandyshe e ndryshimeve të mëdha. Me praninë tuaj, ndryshimi është më se i sigurt, po vjen", u shpreh kandidati i PS për  Kavajën.

MAJKO: KAVAJA ËSHTË E KAVAJËSVE
"Ky qytet nuk ia ka dorëzuar tapitë asnjë politikani të majtë apo të djathtë. Kavaja është e kavajësve. Parid Cara dhe Elvis Eoshi janë ata që do i kthejnë qytetit shpresën", u shpreh Pandeli Majko.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën