Policia e bashkisë Kavajë vijon me zhvillimin e operacionit për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Golemit.

Sot në njoftimin zyrtar për mediat blutë bëjnë me dije konstatuan disa hapësira në rrugë, të cilat ishin përshtatur për ambiente me qëllim përfitimin.

Raportohet se qytetarët që i kishin zënë këto hapësira i liruan me mirëkuptim.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, në zbatim të planit operacional “Plazhi i lirë”, kanë ushtruar kontrolle në territorin e Golemit.   

Nga kontrollet u konstatuan disa hapësira në rrugë, të cilat ishin përshtatur për ambiente me qëllim përfitimin, pa leje nga organet kompetente. 

Qytetarët që i kishin zënë këto hapësira, i liruan ato, me mirëkuptim.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës do të vijojë kontrollet për të ndaluar çdo shkelje që cenon hapësirat publike dhe sigurinë e pushuesve. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112.


Lajmi kryesor:

Tirana e Vlora në aksion, lirohen hapësirat publike! Hiqen strukturat e jashtme e bizneseve te 'Piazza' (VIDEO+FOTO)