Kavajë- Në një pikë inertesh, ditën e sotme ka rënë zjarr, për shkaqe ende të paqarta. Siç duket dhe nga pamjet, zjarri ka rënë në një objekt inertesh duke shkrumbuar kështu një pjesë të konsiderueshme të objektit të lartëpërmendur, nga i cili duket qartë tymi që ka përshkuar zonën përreth. Nga burime të vendngjarjes mësohet se nuk ka persona të lënduar. Policia po heton për shkakun e rënies së zjarrit.
Komento