Kavajë - Një ngjarje kriminale është parandaluar në Kavajë, ku një 64-vjeçar ka tentuar të godasë me sëpatë një 68-vjeçar, por është neutralizuar dhe është arrestuar në flagrancë nga policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë D. F., 64 vjeç, banues në Golem, Kavajë.
    
Në Golem, 64-vjeçaro ka kanosur dhe më pas ka tentuar të godasë me sëpatë  M. K., 68 vjeç, por është neutralizuar dhe është arrestuar në flagrancë, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Kavajë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës sëpatë.

Ai do të hetohet nga prokuroria e Kavajës “Kansoja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.