Në veri-perëndim të Kazakistanit një autobus u përfshi nga flakët dhe si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën 52 persona dhe vetëm pesë arritën të mbijetonin, të cilët u dërguan menjëherë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm, kanë bërë të ditur autoritetet vendase.
/Shqiptarja.com
Aksidenti ndodhi mëngjesin e së enjtes në rrajonin e Aktobe dhe raportohet se pasagjerët që ndodheshin në bordin e autobusit ishin nga Uzbekistani.
Mediat bëjnë të ditur se autobusi u përfshi nga flakët në mënyrë të menjëherëshme e cila bënte të pamundur daljen e tij.
Sipas autoriteteve shkak i përfshirjes nga flakët të autobusit mendohet se ishte për shkak se autobusi ishte shumë i vjetër.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com







