Kazakistan,nisin bisedimet për
paqe në Siri, merr pjesë opozita

Kazakistan,nisin bisedimet për<br />paqe në Siri, merr pjesë opozita
Këtë të hënë priten të nisin në kryeqytetin e Kazakistanit ne Astana bisedimet për paqe në Siri.

Negociatat për paqe janë ndërmjetësuar nga Rusia ,Irani të cilat mbështesin qeverinë siriane dhe  Turqia e cila përkrah rebelët.

Për herë të parë delegacioni i opozitës përbëhet nga përfaqësues të revelëve të cilët thonë se nuk do të pranojnë negociata të menjëhershme me qeverinë e Bashar al Assad.

Raundi i parë i bisedimeve mes opozitës dhe qeverisë të nisura nga Kombet e Bashkuara u pezulluan në nisje të 2016.Xhihadistët e të ashtuquajturit Shteti Islamik janë përjashtuar nga bisedimet.

Nga ana tjetër ministri i jashtëm i Kazakistanit  u shpreh  se bisedimet për paqe priten të përfundojnë të marten dhe me shpresen se do te perfundojne bombardimet shkaterruese.

Më shumë se 300.000 njerëz janë vrarë dhe rreth 11 milionë të tjerë janë zhvendosur për shkak të konfliktit mes qeverisë së Bashar al Assad dhe forcave rebele.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme