Kazanët e plehrave pa kapak
rrezik për burim infeksionesh

Kazanët e plehrave pa kapak<br />rrezik për burim infeksionesh
TIRANE- Hedhja e mbeturinave vend e pa vend është një fenomen shumë shqetësues, sidomos në stinën e verës, ku rreziku i infeksioneve është më prezent. Kudo në çdo lagje të Tiranës të zë syri mbeturina të hedhura në tokë apo edhe kosha të tejmushur më plehra të ndryshme.
 
Ndonëse Tirana është një qytet, ku vazhdimisht rritet numri i pallateve të reja, plus dhe shtimi i popullatës, duket se kazanët e mbeturinave mbeten po ata që kanë qënë më parë.
 
Vetë kryeqytetasit ndjehen shumë të rrezikuar nga kjo situatë, madje ata kanë kërkuar më shumë investim nga organet përgjegjëse, njëkohëshit edhe ndërgjegjësim të qytetarëve.
 
Por si të mos mjaftonin kazanët e pakët të mbeturinave që gjenden në kryeqytet, një femonen tepër shqetësues mbetet fakti se edhe ata pak që janë nuk kanë kapak.
 
Si pasojë e tejmbushjes një pjesë e mirë e mbeturinave hidhen përtokë , çka sjell ndotje të mëtejshme të ambjentit dhe probleme për shëndetin.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq