Kazinoja në zyrë pune
Rama: S’ka më kuma
Ambientet një kazinoje, ku dikur të rinjtë korçarë mundoheshin të siguronin jetesën përmes kumarit, nga dje janë kthyer në zyrë punësimi me një qëllim tjetër, atë të mundësisë për t’u punësuar.
KORÇE- Ambientet një kazinoje, ku dikur të rinjtë korçarë mundoheshin të siguronin jetesën përmes kumarit, nga dje janë kthyer në zyrë punësimi me një qëllim tjetër, atë të mundësisë për t’u punësuar. Këtë zyrë punësimi dhe ato që kanë kohë që janë hapur në qarqet kryesore të vendit u cilësuan nga kryeministri Rama si një gur themeli që po vendos qeveria në drejtim të punësimit. “Ne do ndryshojmë panoramën e punësimit. Kemi ardhur në pushtet për të punësuar 1 milion të papunët që la Saliu.
Vetëm në katër muajt e fundit janë afishuar 5 mijë vende pune”, tha kreu i qeverisë Edi Rama. Kryeministri, së bashku me zv.kryeministrin Niko Peleshi dhe ministrin e Mirqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, kanë inaguruar zyrën e punës në Korçë, e cila më parë ishte kazino. “Godina, e cila sot është një zyrë pune, ka një simbolikë të veçantë pasi deri dje ishte një kazino ku të papunët linin paratë, ndërsa sot do të jetë një vend që do t’iu ofrojë atyre një vend pune.
Hapja e 7 zyrave të reja të punës, deri më tani, është një gur themeli që po vëmë në ngrehinën e punësimit”, tha Rama. Sipas tij, zyrat e reja të punës janë vendi ku takohen punëkërkuesit dhe punëdhënësit që në këto muaj të parë kanë dhënë rezultate mbresëlënëse. “Vetëm me çeljen e 6 zyrave të punës, janë hapur 5 mijë vende të lira pune. Kështu pra vetëm në 4 muajt e parë të vitit janë hapur 5 mije vende pune në 6 zyra, kemi 3- fishuar fondet e nxitjes se punësimit.
Numri i kompanive që kanë aplikuar për të përfituar nga fondi i punësimit është 5-fishuar. S’kemi ardhur në qeveri të punësojmë në shtet 1 milion të papunë që na la Saliu. Kemi ardhur në qeveri që të hapim e garantojmë rrugën e re të punësimit”, ka thënë Rama. Ndërkohë që ministri Veliaj nga ana tjetër tha se simbolika e të kthyerit të një kazinoje në zyrë pune është shumë e fuqishme dhe se në këto muaj INSTAT-i ka konfirmuar 32 mijë të punësuar më shumë. Sipas tij, rezultati i parë i zyrës së punës në Korçë janë 100 të papunë, që nisin punë këtë javë. Veliaj vijoi duke thënë se zyra e re e hapur në qendër të qytetit ka një kuptim që është vendosur aty, pasi sot punësimi është në qendër të debatit publik. “Këto zyra janë ndërmjetësit më të mirë për të punësuar të papunët, sidomos në sistemin privat”, u shpreh Veliaj.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2949
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18