TIRANE- Kazinotë, shumë të përhapura në të katër anët e vendit, do të kufizohen vetëm në zona turistike. Sipas një projektligji, të miratuar nga Këshilli i Ministrave lidhur me lojërat e fatit, synohet që, nëpërmjet zhvendosjes së kazinove nga qytetet në këto zona, të shndërrohen ato në një atraksion-plus për turistët.

Projektligji parashikon gjithashtu kushte dhe kritere të forta për subjektet që do të aplikojnë për marrjen e licencës për çdo kategori lojërash fati, si dhe për aksionerët e administratorët.  Këto kritere, duke u shoqëruar dhe me tarifa për dhënie license e një numër të kufizuar pikash, do të bëjnë të mundur zvogëlimin e tregut të lojërave të fatit në vend.