KDNJ e Preshevës pro
aksionit të Vetëvendosjes

KDNJ e Preshevës pro<br />aksionit të Vetëvendosjes
TIRANE- Këshilli për të Drejtat e Njeriut mbështet fuqishëm iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosja të 14 janarit 2012, për zbatimin e vendimit për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë.

Kryetari i këtij Këshilli Belgzim Kamberi thotë se se aksioni i 14 janarit është demokratik dhe përgjigje ndaj diskriminimit që po u bëhet shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe fton qytetaërt të jenë pjesë e këtij aksioni.

“Në kohën kur Qeveria e Republikës së Serbisë thellon çdo ditë e më tepër diskriminimin dhe margjinalizimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, e kur Qeveria e Republikës së Kosovës i izoloj së fundi edhe më shumë komunat përkatëse nëpërmes vendosjes së tarifave për policat kufitare të sigurimit; KDNJ fton qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që t’i përgjigjen iniciativës paqësore dhe demokratike së 14 janarit 2012, për ta jetësuar reciprocitetin e plotë midis Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me interesat e qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, reciprocitet që reflektoj sërish i paqenë, me moslejimin e vizitës së Ministrit të Diasporës, z.Ibrahim Makolli, më 12 janar 2012, nga ana e autoriteteve serbe. “- thuhet në njoftimin për shtyp të këtij Këshilli.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë