Në vijim të Strategjisë së BE-së për rajonin Adriatiko-Jonian, Komisioni Europian miratoi programin e bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi, i fundit për vitin 2015. Nga 93 milionë euro të parashikuara gjithësej, 79 milionë jepen nga Bashkimi Europian, përmes Fondit Europian të Zhvillimit Rajonal dhe Instrumentit të Para-Anëtarësimit 2014-2020, ndërsa 14 milionë euro është detyrimi i përbashkët i të tre vendeve pjesëmarrëse. Komisioneri Johannes Hahn tha se ky program “t'i hapë rrugë zhvillimit të zgjuar e të qëndrueshëm ekonomik” për vendet përfituese.
/Shqiptarja.com


