BRUKSEL - "T’i japësh statusin kandidat një vendi si Shqipëria do të ishte inkurajim”, për vijueshmërinë e procesit të transformimit të vendit nga qeveria e Tiranës.
 
Thirrja për 28 shtetet anëtare vjen nga komisioneri europian për Zgjerimin, Stefan Fule me rastin e nje debati mbi Ballkanin Perëndimor sot në Bruksel. Një vendim i 28 vendeve anëtare të BE-së për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë pritet të merret këtë muaj.
 
"Qeveria e re e Tiranës ka nxjerrë parësore luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, të cilat po japin rezultate", ka shpjeguar Fule. "Jam i befasuar nga progreset – ka shtuar komisioneri i BE – nga progreset, nga reformat e kryera dhe nga fakti që opozita po luan pjesën e sa në mënyrë konstruktive”.
 
“Jam i befasuar – ka përsëritur Fule – se si janë ndjekur rekomandimet tona mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar, të cilat do të përditësohen këto javë”.
 
"Shpresoj që vendet anëtare do ta marrin parasysh këtë dhjetor, kur do të duhet të vendosin" në hapat e ardhshëm të afrimit të Shqipërisë drejt BE-së. Një udhë e lirë në këtë kuptim nuk shfaqet ende i përkufizuar, ndërsa disa vende të BE duhet që ende të marrin pozicionim.
 
(ANSAmed)

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)