BRUKSEL-  “Asnjë diskutim nuk ka patur në takimin e Eurogrupit të korrikut për paketë të re ndihme ndaj Greqisë”, deklaroi në Bruksel zëdhënësja e Komisionit Europian, Chantal Hughes, e pyetur për të komentuar deklaratat e ministrit gjerman të financave, W.Schauble rreth një ndihme të për vendin.
Hughes theksoi se zbatimi i programit grek avancon me korrektesë dhe eficencë, duke vënë në dukje se kështu konkludoi vlerësimi i trojkës, para disa javësh.
 
“Autoritetet greke po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të përmirësuar ekonominë, për të vënë në një kurs jetësor elementët fiskalë të vendit dhe për të realizuar reforma të rëndësishme që do të përtërijnë zhvillimin dhe kompetivitetin e ekonomisë greke”, tha zëdhënësja, duke iu referuar faktit se takimi i eurogrupit muajin e kaluar i përgëzoi autoritetet greke për realizimin e shumë reformave.
 
Në vazhdim, Hughes tha se në takimin e eurogrupit të korrikut nuk u bë asnjë diskutim mbi një ndihmë të re ndaj Greqisë, ndërsa theksoi se hapi tjetër i rëndësishëm për vendin do të jetë vlerësimi i zbatimit të programit nga ana e trojkës, në vjeshtë.
 
Lidhur me deklaratat e z.Schauble, zëdhënësja iu referuar komunikatave të mëparshme të Eurogrupit dhe posaçërisht të nëntorit 2012, ku përcaktohet qartë, sipas Hughes, me cilat kushte do të mund të ketë ndihmë të re për Greqinë.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)