Komisioni Evropian ka hapur një hetim të papreçedentë ndaj një vendi anëtar. Bëhet fjalë për Poloninë, për të cilën Brukseli dyshon se ligjet e reja të miratuara nga ky vend shkel rregullat demokratike të BE-së. Zv.presidenti Frans Timmermans njoftoi kryerjen e një “mbikëqyrjeje paraprake” në bazë të “mekanizmit ligjor të rregullave” të Unionit. Hetimi ka të bëjë me ndryshimet që qeveria polake e krahut të djathtë ka bërë në ligjet për Gjykatën Kushtetuese dhe mediat. Duke iu drejtuar parlamentit polak, kryeministrja Beata Szydlo mohoi akuzat që qeveria e saj të ketë shkelur normat demokratike.
/Shqiptarja.com












