KE “skanon” Kosoven,
zbardhet Draft Rezoluta për MSA

KE “skanon” Kosoven, <br />zbardhet Draft Rezoluta për MSA
PRISHTINE- Gazeta “Exspress” në Kosovë ka siguruar draft pyetësorin e Komisionit Europian për studimin e fizibilitetit që con në nënshkrimin e MSA. Në këtë document institucioneve të Kosovës u kërkohet të japin shpjegime të detajuara për gjithçka. Sipas “Express” drafti me 35 faqe ka një mori pyetjesh dhe kërkesash të cilat do duan një kohë të gjatë për përgjigje.
Skanimi që BE synon t’i bëjë Kosovës- thuhet ne Express- para se të propozojë nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit përfshin shumë fusha.
Komisioni Europian kërkon të dijë më shumë rreth kornizës së legjislacionit dhe politikave, kornizës institucionale, zbatimit praktik të legjislacionit, funksionimin e institucioneve si dhe një vetëvlerësim se sa afër është Kosova me standardet e BE’së.
Pyetësori me 35 faqe përmban pyetje dhe kërkesa të detajuara të ndara në tre kapituj. Autoritetet kosovare do të përgjigjen për një sërë fushash ato politike, ekonomike dhe aftësinë për të marrë përsipër obligimet që dalin nga MSA.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror