Një projektraport i miratuar nga KE arriti në përfundimin se Greqia ka neglizhuar detyrimet e saj në menaxhimin e kufirit të jashtëm në zonën Schengen. Projektraporti është mbështetur mbi një inspektim të kryer nga ana e ekspertëve në muajin nëntor në kufirin grek me Turqinë. Nëse ky projekt do të miratohet atëherë do të ndërmerret një plan veprimi i KE për propozimin e zgjidhjeve të mundshme në kufirin e jashtëm.