KE: Nuk ka vende kundër
statusit të Shqipërisë
Agjencia italiane e lajmeve ANSA raporton nga Brukseli se, ndërsa të paktën tre vende të BE ende hezitojnë të thonë ”po” për kandidimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ato thjesht kërkojnë kohë që të vendosin
TIRANE- Agjencia italiane e lajmeve ANSA raporton nga Brukseli se, ndërsa të paktën tre vende të BE ende hezitojnë të thonë ”po” për kandidimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ato thjesht kërkojnë kohë që të vendosin, por Brukseli nuk konstaton asnjë vend që të jetë kundër një gjëje të tillë.
Një delegacion prej tre ministrash shqiptarë ishin në Bruksël me mision për të përmbushur objektivin nr.1 të qeverisë së re, të drejtuar nga socialisti Edi Rama: të fitojë në dhjetor statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, thekson raporti i agjencisë nga Brukseli. Një vendim i tillë, sipas ANSA-s, në fakt është ende në diskutim e sipër nga diplomatët evropianë, me disa vende që ende duhen bindur: Gjermania, Holanda dhe Danimarka. Komisioni Evropian është në krah të Shqipërisë, sipas të cilit Tirana ka bërë hapat e duhur dhe meriton t’i hapet drita jeshile për kandidaturën zyrtare drejt BE-së.
“Një numër i madh vendesh anëtarë e mbështetin propozimin, ndërkohë që disa nuk kanë shprehur ende qartë pozicionin e tyre”, tha Jean Eric Paquet, drejtor për strategjinë dhe politikat e zgjerimit i Komisionit Evropian, gjatë konferencës së organizuar nga instituti politik European Policy Centre.
“Nuk di të ketë vende kundër, disa duhet ende të vendosin, shpjegoi Paquet, dhe sot do të përballen me një impenjim të qartë, një vizion strategjik dhe rezultate të prekshme dhe do të jetë kjo që do të vazhdojmë të çojmë përpara”.
Në një seri takimesh me ambasadorët e vendeve të BE në kryeqytetin belg ishin ministri shqiptar i Integrimit Klajda Gjosha, ai i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ai i Drejtësisë, Nasip Naço. Shqipëria po bën të gjitha përpjekjet e mundshme për të arritur marrjen e statusit të vendit kandidat në dhjetor të këtij viti dhe hapjen e negociatave me BE në pranverën e ardhshme. Do të duhet të shpresojë për një votë unanime të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në mënyrë që të bëhet realitet një aspiratë e tillë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Shkrimi u publikua sot (23.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6.2%
Vota total: 1524
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26