Këshilli Evropian pezulloi pjesërisht marrëveshjen për lehtësimin e vizave me Bjellorusinë, për shkak të nxitjes së krizës me migrantë në kufirin me Poloninë.
Këshilli Evropian e cilësoi këtë si “sulm hibrid” të Minskut. Sipas vendimit të tij, pezullimi i pjesëve të marrëveshjes – e cila i redukton kërkesat për dokumente dhe tarifat e aplikimit për vizë – nuk do t’i prekë qytetarët e zakonshëm bjellorusë, por vetëm zyrtarët.
“Ne e dënojmë dhe kundërshtojmë fuqishëm instrumentalizimin e vazhdueshëm të migracionit nga regjimi i Bjellorusisë”, tha ministri i Brendshëm slloven, Ales Hojs, i cili kryeson Këshillin e Punëve të Brendshme.
“Është e papranueshme që Bjellorusia të luajë me jetët e njerëzve për qëllime politike. Vendimi i sotëm tregon edhe një herë angazhimin tonë të përbashkët, për të vazhduar kundërshtimin e këtij sulmi të vazhdueshëm hibrid”, tha Hojs.
Vendimi erdhi pasi Polonia mbylli të martën një vendkalim përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë, sepse migrantët në anën bjelloruse u përpoqën të çanin një gardh, për të hyrë në Poloni – vend anëtar i BE-së.
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, shkroi në Twitter se “stabiliteti dhe siguria e të gjithë BE-së është në rrezik”, për shkak të krizës së migrantëve, e cila ka lënë rreth 4,000 veta të bllokuar përgjatë kufirit Poloni-Bjellorusi.
Kriza me migrantë në këtë zonë po vazhdon tani e sa muaj. Mijëra njerëz – kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Azia – kanë bërë përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin e Polonisë.
Bashkimi Evropian e akuzon Qeverinë e Bjellorusisë për nxitjen e fluksit, si hakmarrje për sanksionet që ka ndërmarrë BE-ja kundër regjimit bjellorus.
Blloku evropian e ka sanksionuar regjimin bjellorus për shkak të shtypjes së opozitës./REL
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2092
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10-20% për importet, ja strategjia e BE-së ndaj Trump
23 Janar, 13:27
-
Presidenti Trump emëron Andrew Puzder si ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE
23 Janar, 07:19
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën, BE vazhdon të jetë pjesë e saj
21 Janar, 15:12
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28