KE: Shkollat shqiptare
në gjendje të mjerueshme

KE: Shkollat shqiptare<br />në gjendje të mjerueshme
TIRANE- Një studim i detajuar i kryer nga Komisioni Evropian në 4700 institucione arsimore në të gjithë vendin, kopshte, shkolla e çerdhe, ka nxjerrë në dritë një situatë tejet të amortizuar, sidomos në zonat rurale. Pikërisht për të fotografuar më mirë situatën dhe për të orientuar më drejt paratë që kanë në dispozicion, për herë të parë në Shqipëri, nga një projekt i huaj i financuar nga Komisioni Europian në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës, do të ketë një inventar të kushteve në të cilën mësojnë nxënësit në Shqipëri.

Sipas një monitorimi të bërë në rreth 4700 institucione arsimore në vend janë evidentuar një sërë problematikash. Institucionet arsimore ekzistuese shpesh shfaqin probleme në infrastrukturë, pajisje me bazën materiale e në disa raste janë të vendosura larg zonave të banuara, ndaj sipas Këshillit të Evropës, qeveria shqiptare duhet të investojë rreth 25 milionë euro në infrastrukturën arsimiore, në mënyrë që të arrihen standardet e vendeve të tjera.

PROBLEMET
Sipas hartografisë aktuale të institucioneve tona arsimore në të gjithë vendin, probleme ka gjithandej. Në kopshte, ndërtesat, pajisjet dhe mjetet didaktike janë në gjendje të dobët dhe larg standardeve. Shkollat 9-vjeçare, kryesisht në zonat rurale kanë infrastrukturë fizike jashtë standardeve duke ndikuar në cilësinë e të mësuarit.
Ndërsa shkollat e mesme të përgjithshme dhe profesionale kanë probleme me infrastrukturën, mungesën e pajisjeve laboratorike dhe mësimi bëhet me 2 ose 3 turne. Ministri e Arsimit Myqerem Tafaj, pranon problemtikën duke thënë se duhen ndërhyrje për të rritur cilësinë.  Zbatimi i këtij projekti në 4800 objektet e arsimit parauniversitar në vend është parashikuar të nisë në 2012 dhe do të mundësoje rritjen e cilësisë së mësimdhënies në shkollat tona.
(Shkrimin mund ta lexoni sot ne gazetën Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'

Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'