KE:Shqipëria me pak suvencione
për bujqësinë në Rajon
Teksa sektori i bujqësisë kontribuon në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit me rreth 20 për qind dhe aktivizon 44 për qind të te punësuarve në vend merr mbështetjen me të ulët nga fondet e buxhetit të shtetit krahasuar me të gjitha vendet e Rajonit.
Teksa sektori i bujqësisë kontribuon në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit me rreth 20 për qind dhe aktivizon 44 për qind të te punësuarve në vend merr mbështetjen me të ulët nga fondet e buxhetit të shtetit krahasuar me të gjitha vendet e Rajonit.
Në një analizë të posaçme që Komisioni Europian ka bërë për zhvillimin e bujqësisë në Ballkanin Perëndimor ka gjetur se qeveria shqiptare ofron mbështetje të ulët për bujqësisë në raport me vendet e tjera të Rajonit, sidomos për subvencionet e drejtpërdrejta për prodhuesit.
Analiza tregoi se shumica e vendeve në rajon po tregojnë një trend rritës të fondeve për masat direkte të mbështetjes së prodhuesve në vitet e fundit.
Në vitin 2014, subvencionet direkte ndaj prodhuesve nga më pak se 3 euro në Shqipëri arritën 145 euro në Maqedoni. Sasi të ngjashme për hektar janë regjistruar në Kosovë (45 euro), Bosnje dhe Hercegovine (31 euro) dhe Malin e Zi (25 euro).
Në Serbi, masat e drejtpërdrejta të subvencioneve arritën në rreth 80 euro për hektar. Krahasuar me shifrat e vitit 2012, në vitin 2014 mbështetja direkte e prodhuesve u rrit ndjeshëm në Kosovë, por ne Maqedoni dhe Serbi ishte pak më e lartë se në Shqipëri dhe në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa ajo u zvogëlua pak në Malin e Zi.
Siç shihet edhe nga grafiku i mëposhtëm Shqipëria i ka shumë të ulta subvencionet për prodhuesit bujqësor në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit dhe kjo po e bën vendin tonë jo konkurrues në kushtet e hapjes së tregut.
Shqipëria është bërë pjesë e krijimit të një tregu të përbashkët Ballkanik, çka do të thotë se deri në vitin 2023 vendet e Rajonit do të kenë krijuar tregun e përbashkët me njësoj si vendet e BE-së.
Mirëpo mungesa e subvencioneve për bujqësinë do t’i bëjë prodhimet bujqësore dhe disa industri që lidhen me përpunimin e këtyre prodhimeve jo konkurruese.
Aktualisht është vënë në vështirësi industria e përpunimit të miellit, e cila dy vitet e fundit kanë pësuar rënie të aktivitetit për shkak të importit me çmim të lirë të miellit nga Serbia dhe Kosova./Monitor
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44