/ATSH-AFP/ - Komisioni Evropian i kërkoi Spanjës më shumë përpjekje për reduktimin e deficitit publik në vitin 2016, pasi kishte studiuar projektbuxhetin e saj paraprak që rrezikon të mos jetë brenda normave buxhetore evropiane, njoftoi ai sot.
"Komisioni parashikoi një deficit publik prej 4,5 për qind këtë vit dhe 3,5 për qind të PBB-së në vitin 2016, ndërkohë që iu kërkoi autoriteteve spanjolle të marrin masat e nevojshme për të siguruar që buxheti 2016 të respektojë paktin e stabilitetit, që ka parashikuar me tre për qind deficitin publik të shteteve anëtare.