KED drejt riformatimit/ KLGj, Kushtetuesja e KLP duhet të dërgojnë emrat brenda 15 nëntorit

Këshilli i emërimeve në drejtësi pritet që t'i nënshtrohet riformatimit të tij dhe brenda 15 nëntorit Këshilli i Lartë Gjyqësorë, Gjykata Kushtetuese dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të dërgojnë emrat që plotësojnë kriteret.

Interesimit të komisionit parlamentar të monitorimit në drejtësi, se çfarë ka bërë KLGj për të përzgjedhur gjyqtarin përfaqësues në KED, kryetarja e KLGj, Llagami u përgjigj se po punojnë të kapina fatet.

"Këshilli është duke punuar që brenda afateve ligjore t'i përgjigjet, detyrimeve që ka parashikuar ligji për ripërtëritjen e këtij institucioni." ka thënë ajo.

Aktualisht nga Gjykata e Lartë përfaqësues në KED është Ardian Dvorani njëherazi dhe kreu i KED ndërsa ky institucion ndodhet në një fazë të rëndësishme atë të përzgjedhjes së inspektorit të lartë të Drejtësisë.

Ndërsa nga Kushtetuesja anëtare e KED-s është Vitore Tusha dhe nga prokuroria janë Arta Marku dhe Fatjona Memcaj.

E ndërsa ligji parashikon tre kandidat nga Gjykata e Lartë pyetjes se kur do të plotësohet kjo gjykata, Llagami tha se 8 kandidatë që po verifikohen për tu bërë gjyqtarë nga radhët e jashtë sistemit do të jenë gati në fund të nëntorit.

"Në total proceduara vijon për 8 kandidatë dhe brenda nëntorit kemi përfundimin e fazës së parë, verifikimin e pasurisë dhe të figurës. Më pas faze e dytë me renditjen e pikësimit në bazë profesionale me merita etike gjatë karrierës. Po në këtë periudhë do të hapen edhe pjesa tjetër që përbëhet nga Gjyqësori' ka shtuar Llagami.

Ka ndikuar apo jo reforma në drejtësi në uljen e korrupsionit, sipas Llagamit kjo është çështje perceptimi për të cilën institucioni që ajo drejton do të kryej sondazhe.

"Është çështje perceptimit. Jam e bindur se ne do të mundësojmë sondazhe në wbsiten e këshillit me veprimtarinë e Këshillit." ka përfunduar Llagami.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda