Një natë që do të mbetet gjatë në kujtesën e adhuruesve të muzikës elektronike! Parku i Liqenit Artificial të Tiranës mblodhi mbrëmjen e së shtunës mijëra të rinj, por jo vetëm, nga Shqipëria, Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës u bënë pjesë e një super koncerti të organizuar nën tingujt magjepsës të Keinemusik - kolektivit legjendar gjerman të muzikës elektronike me në krye DJ-n dhe producentin e famshëm Adam Port.
Për herë të parë, grupi legjendar nga Berlini, i përbërë nga Adam Port, &ME, Rampa and Reznik, mjeshtrat e beats-it elektronik, zbritën në Tiranë dhe sollën një performancë spektakolare njëjtë si në festivalet më të mëdha botërore.
Nga Ibiza në Coachella, në festivalet më të mëdha e klubet më ekskluzive të botës, Keinemusik ka ndërtuar një identitet që nuk mund të imitohet
Muzika nisi që në orët e para të mbrëmjes dhe nuk u ndal deri në agim. Mbi 7 orë muzikë, tinguj afro-house dhe techno krijuan një atmosferë elektrizuese.
Keinemusik është një kolektiv dhe label gjerman i muzikës elektronike, i themeluar në Berlin nga DJ-të dhe producentët Adam Port, &ME dhe Rampa. Të njohur për stilin e tyre unik që përzien house, afro-house, techno dhe tinguj etnikë, Keinemusik kanë ndërtuar një identitet të fortë artistik që i ka çuar në skenat më të mëdha të botës - nga Coachella dhe Tomorroëland, deri te Ibiza dhe Burning Man. Performancat e tyre janë të famshme për atmosferën ritualistike dhe përvojën vizuale që krijojnë.
Edhe kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale fragmente nga koncerti elektrizues me mbishkrimin "Tirana Europiane".
Xh.K/S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Mars, 08:12
Rritja e çmimit të ushqimeve, a duhet të marrë masa qeveria për të mbrojtur konsumatorët?
-
Po
89.8%
-
Jo
7.4%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 3473
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndotja/ Propozimi i Partisë së Lirisë: Moratorium ndërtimeve që kryhen pa studim urbanistik
29 Mars, 17:17
-
Erion Braçe ofrohet për kandidat të PS-së në zgjedhjet për kreun e Bashkisë Tiranë
29 Mars, 14:38
-
Veri-Jug/ Tradita e Zall Herrit, 100 mijë rrënjë ullinj dhe mjeshtëria e krasitjes dhe shartimeve
29 Mars, 14:12
-
Tiranë/ Donte të shiste një pistoletë, arrestohet 40-vjeçari! Në pranga edhe shoqëruesi (EMRAT + VIDEO)
29 Mars, 11:42
-
Ëndrra e Sami Frashërit që u bë realitet më 28 mars 1945, historia e shkollës së parë ushtarake 'Skënderbeu' në Shqipëri
28 Mars, 17:38
-
Festë me kokainë e ekstazi, policia bastis clubet e natës në ish-Bllok! 9 punonjës dhe administratorë që shpërndanin drogë në pranga, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
28 Mars, 13:26
-
Ora e Tokës 2026/ Bota fik dritat për planetin, ministri Jaupaj: Angazhim i përbashkët për të ardhmen
28 Mars, 13:05
-
Kombëtarja U-17 e Shqipërisë 'merr hak', fiton 2-0 kundër moshatarëve nga Letonia
28 Mars, 12:30
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje e prostitucion, në pranga 34-vjeçari, do ekstradohet në Itali
28 Mars, 11:51
-
'Time Out': Këto janë 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri në vitin 2026
28 Mars, 10:05
-
'Skënderbeu ishte Bektashi', Baba Mondi: Ç’humbet Italia nga Vatikani? Duam status diplomatik
27 Mars, 16:04
-
Nis turi kombëtar informues për integrimin europian, Hoxha: Shkruajmë së bashku historinë e anëtarësimit në BE
27 Mars, 15:54