Keisi dhe Lorenci po ‘rindezin’ sërish historinë e tyre? Zbulohet lidhja e këngëtarit jashtë shtëpisë së BBV

Keisi dhe Lorenci po ‘rindezin’ sërish historinë e tyre? Zbulohet lidhja e këngëtarit jashtë shtëpisë së BBV

Keisi Medini dhe lorenc Hasrama

Historia e mbyllur mes Keisit dhe Lorencit duke se po rinis sërisht në të njëjtin vend ku u bë e ditur për publikun, ndërkohë këngëtrai ka lënë një lidhje të hapur jashtë,e cila është bërë e ditur nga vetë Keisi.

Lidhja e shkuar mes dyshes, e cila u bë publike nga Lorenci në dhomën e rrëfimit ka tërhequr vëmendjen maksimale për dyshen, veprimet e të cilëve po shikohen me lupë për të nxjerrë detaje të reja.

Pasi lidhja e tyre u diskutua në prime Keisi dhe Lorenci u shprehën se gjithçka kishte përfunduar dhe se nuk ndjenin për njëri tjetrin, por të dy duket se nuk janë treguar aq të sinqertë me këtë deklaratë sepse mes dyshes kanë nisur edhe shkëndijat e para.Që kur Keisi la të nënkuptohet se sekreti që ajo kishte treguar në dhomën e rrëfimit ishte se ka qenë e dashuruar me një banor të “Big Brother VIP” duke iu referuar historisë me Lorencin, ky i fundit është parë më afër saj.

Teksa qëndronin në kuzhinë dhe bashkëbisedonte me Lorencin,  Keisi ia tha copë se personi që ajo kishte qenë e dashuruar ishte ai që kishte përballë në bisedën që po zhvillonte.Më pas, Lorenci u afrua drejt saj duke i dhënë një përqafim.

Një ribashkim i dy ish të dashuruarve do tw emociononte publikun por situata është pak më e ndërlikuar pasi artisti prej disa muajsh është në një lidhje. Mes tij dhe vajzës në fjalë ka pasur një marrëdhënie intensive dhe e njohur për miqtë dhe të afërmit e tyre.

Kujtojmw se pas spektaklit të së shtunës, Kejsi ka shpërthyer në lot dhe ka qenë Luizi ai që i ka qëndruar pranë, duke i thënë se e ka si motrën e tij e do ta mbrojë, gjithashtu e ka pyetur pse nuk i ka treguar pasi ai mund ta ndihmonte. Kejsi ka mohuar lidhjen me Lorencin duke thënë se nuk ka qenë e lidhur me të, dhe se nuk e ka pritur që ai të tregojë. Pas kësaj, ajo pati një sqarim dhe me Lorencin.

“Për Zotin nuk kam ditur si ta them, nuk dua të justifikohem, por jam shprehur vetëm nga ajo pjesa e ngacmimeve që kemi pasur. Nuk doja që të penalizoheshe ti apo unë, të thoshin që po të jap informacione”, u shpreh këngëtari.

Nga ana tjetër, Keisi u shpreh se në disa raste e kishte paralajmëruar të kishte kujdes në ato çfarë bënte.

“Nuk ka pasur asnjë lloj mesazhi. Po sa herë jam munduar të të them kujdes! Duke qenë se ne kemi konfidenca, njerëzit nuk e kuptojnë. Disa gjëra mendohen para se të fliten. Pse të kam kthyer përgjigje ‘po Lori po’, që të mos flasësh më pra, nuk ke pse”.

Megjithatë, dyshja kanë diskutuar prapë për deklaratën që kanë dhënë në “prime”.

Keisi i tha Lorencit se nëse ata të dy do qëndrojnë për disa kohë në shtëpi, atëherë ai ka mundësi të rregullojë gabimin e tij. Lorenci tha se ai nuk ka vrarë njeri që të quhet si gabim dhe as gënjeu ndokënd.

Ai shtoi se tha diçka të vërtetë, ndërsa shtoi se kishte të drejtë të ishte edhe xheloz. E pyetur nga Keisi nëse është ndjerë xheloz për të dhe Kristin, Lorenci tha se në fillim përpara se të futej në shtëpi po, por tani që hyri nuk ndihet i tillë.Ai shtoi se kur hyri, Keisi dhe Kristi e kishin “prishur” marrëdhënien e tyre, prandaj nuk ishte më xheloz.E pyetur nga Olta nëse ajo mund të krijojë sërish diçka me Lorencin brenda në shtëpi, Keisi nuk tha as po, por as jo. Ajo tha se nuk e di se çfarë mund të ndodhë, duke lënë të kuptohet që edhe mund të krijohet diçka.

Megjithatë, situata mes tyre ka ndryshuar shumë, teksa tashmë të dy po flasin për dashuri. Dhe kështu formohet një tjetër trinom dashurie brenda “Big Brother”, ku edhe në këtë rast, një partnere mbetet jashtë, duke parë nga afër situatën e krijuar në

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxxxxx: 01/04/2023 15:36

    Keisi te shporret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin