Kejdi Mehmetaj ‘amvisa’ e dashur e
fëmijëve,çfarë gatuan në ‘Rreze Dielli’

Kejdi Mehmetaj ‘amvisa’ e dashur e<br />fëmijëve,çfarë gatuan në ‘Rreze Dielli’<br>
Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, e ka nisur ditën e sotme larg politikës, në kuzhinën e Report Tv. Në emisionin ‘Rreze Dielli’, deputetja e re e Parlamentit ka gatuar një recetë të veçantë dhe mjaft të dashur, kryesisht për fëmijët.

Kejdi gatoi biskota me çokollatë në krah të Zonjës Tefta dhe gazetares Eneida Xhelili, ku me shkathtësinë e saj dhuroi momente mjaft të këndshme. Ajo tregoi se i pëlqen shumë të gjitha llojet e çokollatave, ndaj dhe kjo recetë duket të mos jetë rastësore për deputeten, të cilën e ka gatuar dhe një ditë më parë në shtëpinë e saj.

“Gatimi është një pjesë e jetës sonë të përditshme. unë kam dy strategji, një libër gatimi që e ka mami. Dje kur bëra biskotat, mami po përpiqej të më tregonte ca sekrete. E kam fjalën, që duhet të lexosh edhe për këtë punë. Kam disa receta gatimi”, tha Kejdi.

Gazetarja: Ke krijuar një stil tëndin?

“Nuk besoj se kam arritur akoma te stili im, por përpiqem. Për aq kohë sa nuk kam detyrim të gatuaj, nuk kam krijuar një stil. E re jam akoma, kam kohë. Kam içik problem me gjërat e skuqura, se mbetet era. Mua më pëlqejnë shumë çokollatat, çdo lloj. Për këto biskota unë përdor brumë të shkriftë, ku pas përgatitjes, i lë 15 minuta të pjekin. Biskotat janë shumë të mira, me qumësht në mëngjes”, sqaroi ajo.

Teksa biskotat futen në furrë, deputetja vazhdon të na tregojë një tjetër recetë, sallatë me makarona. Kejdi e cilësoi këtë një recetë të shijshme, por edhe të shëndetshme, duke u shprehur sërish kundër gatimeve të skuqura, që sipas saj, nuk duhen përdorur për arsye shëndetësore, si dhe për erën e rëndë gjatë gatimit.

“Makaronat e ftohta në formë sallate janë shumë të mira dhe për personat si puna ime, që përtojnë por edhe nuk duan të gatuajnë gjëra të skuqura, për arsye shëndetësore dhe për erën. Duke qenë se makarona me sallatë janë të ftohta mund të rrinë sa të duan. Kur ke njerëz të ftuar, këto mund të përgatiten herët dhe të ruhen në frigorifer. Kjo ka rolin e një pjate shoqëruese, ndaj dhe zakonisht vihet e gjitha bashkë”, tha Mehmetaj.

Në përfundim të dy recetave, deputetja tregon në mënyrë të shkurtuar dhe të përmbledhur se si i gatoi, duke iu treguar të gjitha amvisave, por edhe njerëzve të tjerë, sekretet e këtyre recetave.


VIDEO/Deputetja Kejdi Mehmetaj në emisionin e gatimit në Report TV

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online